Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Showbiz

Shkaku i vdekjes së modeles Sahara Ray zbulohet

Shkaku i vdekjes së modeles Sahara Ray zbulohet

Modelja australiane Sahara Ray, e cila në vitin 2016 u përfol për një lidhje me këngëtarin Justin Bieber, ka ndërruar jetë në moshën 34-vjeçare.

Familja e saj mori vendimin e vështirë për ta shkëputur nga aparaturat të dielën, sipas raportimeve të një gazete britanike.

Nëna e saj, Gretchen Bach, e kujtoi Saharan si një grua të re plot pasion dhe dashuri për familjen, modën, vajzën e saj Snow dhe sërfimin.

Ajo gjithashtu shprehu mirënjohje për të gjithë ata që i kanë mbështetur gjatë kësaj periudhe të vështirë.

Përveç karrierës në modeling, Sahara kishte folur hapur edhe për problemet e saj shëndetësore.

Në prill të vitit 2024, ajo bëri të ditur se vuante nga sindroma Guillain-Barre, një sëmundje e rrallë autoimune që prek nervat periferikë.

Sipas asaj që kishte treguar vetë modelja, problemet shëndetësore nisën pas një aksidenti, kur u godit nga një makinë.

Gjendja i shkaktoi paralizë të pjesshme dhe e detyroi të përdorte karrocë me rrota për një periudhë.

Burimi: www.kosovarja-ks.com

Të fundit Të gjitha