Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Benita Zena bashkohet me panelin e opinionistëve të Big Talk Kosova

Benita Zena bashkohet me panelin e opinionistëve të Big Talk Kosova
Foto: bordo.al

“Big Talk Kosova” do të ketë një anëtare të re në panelin e opinionistëve. Bëhet fjalë për Benita Zenën, ish-banueszen e “Big Brother VIP Kosova 4”, e cila pritet t’i bashkohet emisionit që nga nesër.

Deri më tani, opinionistët e “Big Talk Kosova” kanë qenë Sara Kolami dhe Vlorijan Halili. Me ardhjen e Benitës, paneli do të përbëhet nga tre opinionistë.

Benita është një personazh mjaft dinamik dhe një nga emrat që kanë tërhequr shumë vëmendje në rrjetet sociale. Gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 4”, ajo u bë një personazh viral, duke qenë shpesh në qendër të diskutimeve dhe komenteve të publikut.

Mbetet për t’u parë se si do të përshtatet Benita në rolin e ri dhe çfarë dinamike do t’i sjellë panelit të “Big Talk Kosova”.

Burimi: bordo.al

Të fundit Të gjitha