Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Fuego dhe Nichi përplasen për Antonetën

Fuego dhe Nichi përplasen për Antonetën
Foto: albeu.com

Një debat i tensionuar u zhvillua mes Fuegos dhe Nichit gjatë Prime-it të Big Brother VIP Kosova 5, pas transmetimit të një klipi ku u shfaqën provokimet e Fuegos dhe momenti kur ai hyri bashkë me Nichin në banjë.

Argumentet e Fuegos

Fuego argumentoi se sjellja e tij ishte brenda rregullave të lojës dhe se kishte të drejtë ta provokonte Nichin, pasi nuk mendonte se kishte kapërcyer ndonjë kufi.

Ai e vuri theksin edhe te reagimi i Nichit ndaj Antonetës, duke e akuzuar për xhelozi. Sipas Fuegos, një mashkull që ka pëlqim për një femër nuk duhet ta ushtrojë atë lloj presioni dhe as ta çojë në lot.

“Unë e kam të drejtën totale të provokoj në këtë situatë, normalisht, sepse jemi në një lojë dhe nuk besoj se i kam kaluar limitet. Kur shoh një mashkull që e pëlqen një femër, nuk e çon atë në atë gjendje. Unë besoj se e bën vetëm për publikun, sepse nëse vërtet ke pëlqim, nuk i bën presion dhe nuk e bën të qajë”, deklaroi Fuego.

Reagimi i Nichit

Pas këtyre fjalëve, Nichi reagoi ashpër dhe vuri në pikëpyetje burrërinë e Fuegos. Ai i kujtoi se vetë nuk do t’i afrohej një femre për të cilën Fuego kishte shprehur pëlqim.

“A kam shkuar unë te Oleçka për t’ia puthur dorën? A ke farë burrërie, more burrë, të shkosh te femrat që unë ua kam shprehur pëlqimin?”, tha Nichi.

Në përgjigjen e tij, Fuego theksoi se Nichi nuk ka asnjë marrëdhënie me Antonetën dhe se sjellja e tij xheloze nuk ka bazë.

Ngjarja në banjë

Duke folur për ngjarjen në banjë, Fuego sqaroi se ajo skenë ishte pjesë e një provokimi të planifikuar për ta nxjerrë Nichin në një situatë të keqe.

“Sa i përket banjës, me thirrje për të ma thyer krenarinë, nuk lejoj askënd të ma thyejë krenarinë. Më përpara dal sonte nga këtu”, u shpreh Fuego.

Për më shumë:

Burimi: www.albeu.com

Të fundit Të gjitha