Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Pse po ecim gjithmonë me nxitim? Ja çfarë thotë kjo për ju

Pse po ecim gjithmonë me nxitim? Ja çfarë thotë kjo për ju
Foto: living.al

Të ecësh shpejt nuk do të thotë gjithmonë se je me vonesë. Sipas psikologjisë, mënyra se si ecim mund të tregojë diçka për personalitetin tonë, energjinë dhe mënyrën si përballemi me përditshmërinë.

Një studim i publikuar në vitin 2017 në revistën Social Psychological and Personality Science, ku morën pjesë rreth 15 mijë të rritur, vuri re se njerëzit që ecin më shpejt priren të kenë më shumë energji, të jenë më të organizuar dhe emocionalisht më të qëndrueshëm. Duke u mbështetur te këto kërkime dhe te përvoja klinike e psikologes Christal Castagnozzi, veçohen shtatë tipare që shfaqen më shpesh te personat që ecin me hap të shpejtë.

1. Janë të organizuar dhe nuk duan të humbasin kohë

Këta persona priren të jenë të përpiktë, të përgjegjshëm dhe të organizuar. Ata i planifikojnë veprimet dhe përpiqen të shfrytëzojnë sa më mirë kohën.

2. Kanë shumë energji dhe janë shoqërorë

Njerëzit më të shoqërueshëm dhe energjikë shpesh ecin shpejt, sepse kërkojnë vazhdimisht stimuj, takime dhe përvoja të reja.

3. Janë emocionalisht më të qëndrueshëm

Sipas kërkimeve të përmendura, personat që priren të shqetësohen më pak dhe të mos merren gjatë me mendime negative shpesh kanë një ecje më të shpejtë dhe të qëndrueshme.

4. Janë kureshtarë dhe të hapur ndaj risive

Dëshira për të zbuluar gjëra të reja dhe për të përjetuar përvoja të ndryshme mund t’i bëjë të mos qëndrojnë gjatë në një vend, por të ecin përpara me entuziazëm.

5. Janë bashkëpunues dhe të vëmendshëm ndaj të tjerëve

Në disa raste, ecja e shpejtë nuk lidhet vetëm me dëshirën për të arritur diku, por edhe me përpjekjen për t’u përshtatur me ritmin e njerëzve të tjerë dhe për të mos i vonuar ata.

6. Kanë vetëbesim dhe marrin iniciativa

Këta persona ecin me vendosmëri drejt qëllimit, kapërcejnë pengesat pa hezitim dhe shpesh janë ata që marrin drejtimin në një grup.

7. Janë ambiciozë dhe të orientuar drejt qëllimeve

Dëshira për të përparuar dhe për të arritur rezultate mund të shfaqet edhe në mënyrën e ecjes. Edhe gjatë një shëtitjeje, ata mund të mendojnë për detyrat e radhës dhe planet që kanë për të realizuar.

Burimi: living.al

Të fundit Të gjitha