Kryeministri Edi Rama në Bruksel, Belgjikë, merr pjesë në Forumin e II-të të Zgjerimit të Bashkimit Evropian. Në panelin me temë “Arritjet e zgjerimit: Reforma, Investime dhe Rritje”, ai ulet së bashku me Kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajić, Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, Komisionerin Evropian për Ekonominë dhe Produktivitetin, si dhe për Zbatimin dhe Thjeshtimin, Valdis Dombrovskis, dhe deputetin e Parlamentit Evropian, Thijs Reuten.
Reagimi i Ramës ndaj këngës nacionaliste
Para se t’i përgjigjej pyetjes së drejtpërdrejtë, Rama u ndal te një episod që ndodhi një ditë më parë përmes muzikës. Sipas tij, një këngë me frymë nacionaliste u interpretua në prag të forumit, kundër gjithçkaje që ky forum përfaqëson. Ai tha se kjo nuk e lëndon vetëm ndjenjat e kombit shqiptar dhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës, por se nuk duhet ta lëmë të kalojë në heshtje një mesazh që kërkon të na kthejë në kohë.
Thirrja për njohjen e Kosovës nga Serbia
Rama theksoi rëndësinë e marrëdhënieve me fqinjët dhe të mbajtjes së Serbisë në orbitën evropiane. Ai tha se duhet të shmangen beteja “mesjetare” dhe fantazi të tilla, ndërsa përfundoi me qëndrimin se sa më shpejt Serbia ta njohë Republikën e Kosovës, aq më mirë do të jetë për të gjithë. “Ne nuk po kërkojmë që të vijmë këtu, po kërkojmë që të sjellim Evropën atje”, u shpreh ai.
Lajmi në përditësim…
Burimi: abcnews.al










