Pas largimit të papritur nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova 5”, Beharja ka tërhequr sërish vëmendjen me një postim në rrjetet sociale.
Ajo ka publikuar një fotografi krah të dashurit të saj, duke treguar se po vazhdon jetën jashtë formatit televiziv.
Mesazhi që tërhoqi vëmendjen
Ajo që mori vëmendjen ishte mbishkrimi që shoqëronte fotografinë, ku Beharja shkroi: “Ju vazhdoni me lajmet, na po vazhdojmë me jetën”.
Me këtë mesazh, Beharja duket se ka dhënë një përgjigje për gjithë vëmendjen që është krijuar rreth saj ditët e fundit.

Burimi: indeksonline.net










