Afrona Dika ka surprizuar ndjekësit me lajmin e martesës!
Përmes një kolazhi fotografish të publikuara në Instagram, ajo ka ndarë momente nga dita e veçantë, duke zbuluar edhe mashkullin me të cilin ka vendosur të kurorëzojë dashurinë.
Bashkëshorti i saj
I shoqi nuk është aspak i panjohur për publikun. Bëhet fjalë për biznesmenin James Dyer Smith, një emër që ishte përmendur më parë në lidhje me Afronën.
Romanca e tyre u bë publike në vitin 2023. James është biznesmen në Zvicër, i angazhuar në fushën e dizajnit të brendshëm.
Megjithatë, disa muaj pas publikimit të lidhjes, media raportoi se çifti i kishte dhënë fund romancës.
Rikthimi i çiftit
Por historia e tyre nuk kishte përfunduar aty.
Sipas Prive By LS, Afrona dhe James janë ribashkuar prej kohësh, duke zgjedhur ta mbajnë këtë kapitull të marrëdhënies larg syrit të publikut.
Tani, përmes fotografive të martesës, ata kanë vendosur ta bëjnë publike vazhdimësinë e historisë së tyre të dashurisë, duke nisur një kapitull të ri bashkërisht.
/Prive By LS
View this post on Instagram
Burimi: privebruto.com










