Afrona Dika ka befasuar ndjekësit e saj duke zbuluar se ka martuar dashurinë e saj me biznesmenin James Dyer Smith.
Përmes disa fotografive të publikuara në Instagram, ajo ka ndarë momente nga ceremonia e tyre dhe ka prezantuar kështu bashkëshortin e saj, i cili është gjithashtu babai i fëmijës që Afrona pret.
Kush është James Dyer Smith?
Ai është një biznesmen që prej kohësh ka qenë pjesë e jetës së modeles, ndonëse çifti ka preferuar ta mbajë marrëdhënien larg vëmendjes publike.
Lidhja e tyre u raportua për herë të parë në shkurt të vitit 2023, ndërsa në maj të po atij viti, të dy publikuan fotografitë e para së bashku.
Një kapitull i ri
Sipas Prive By LS, çifti janë ribashkuar prej kohësh, por kanë zgjedhur të ruajnë privatësinë e marrëdhënies së tyre.
Tani Afrona ka ndarë me publikun lajmin e bukur, duke nisur një kapitull të ri në jetën e saj, këtë herë si bashkëshorte dhe së shpejti edhe si nënë.
Burimi: bordo.al










