Këtë javë mund të ndjesh një dëshirë të fortë për të udhëtuar dhe për të zgjeruar horizontet e tua, veçanërisht kur Hëna të kalojë në Shigjetar të martën. Me kalimin e Hënës në Bricjap më 12 nëntor, durimi do të jetë shumë i rëndësishëm, ndërsa Hëna e Re në Akrep do të ndikojë që në fillim të javës.
Organizimi dhe ndihma e duhur
E gjithë kjo periudhë e lëvizjes së planetëve në prapavijë të ka mësuar të jesh më i kujdesshëm dhe më i organizuar në veprimet e tua, Dash. Tashmë e ke më të qartë se kur dhe si duhet të kërkosh ndihmë.
Të mësuarit nga përvoja e të tjerëve
Megjithatë, këtë javë do të jetë e rëndësishme të kthehesh edhe te disa çështje të së kaluarës. Ndërsa periudha e Mërkurit në prapavijë të ka bërë të rishikosh dhe të korrigjosh shumë gjëra, tani është momenti të dëgjosh këshillat e njerëzve që kanë më shumë përvojë se ti. Mentorët dhe mësuesit mund të të ndihmojnë të përmirësohesh përmes kritikave dhe këshillave të vlefshme.
Burimi: living.al









