Zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani, ka reaguar ndaj deklaratave të BDI-së për përfaqësimin e ulët të nxënësve shqiptarë në bursat e vitit shkollor 2026/2027.
Sulejmani tha se ndarja e bursave bëhet në bazë të kritereve të caktuara, pa dallime etnike apo politike.
Rezultatet e deritanishme dhe bursat në pritje
Deri tani janë publikuar rezultatet për katër kategori, ndërsa pritet të shpallen edhe 2.470 bursa, të cilat u dedikohen mbështetjes sociale dhe nxënësve të paraleleve duale.
Qëndrimi i zëvendësministrit
“Interesimi i nxënësve shqiptarë ka qenë dukshëm më i madh pikërisht në këto dy kategori. Për këtë arsye, çdo vlerësim i përfaqësimit të tyre duhet të përfshijë numrin e aplikimeve, përmbushjen e kritereve dhe rezultatet e të gjitha kategorive, jo vetëm të një pjese”, u shpreh Sulejmani.
Ai njoftoi gjithashtu se është i gatshëm të publikojë të dhënat për aplikimet, kriteret dhe pikëzimin, duke ruajtur njëkohësisht mbrojtjen e të dhënave personale.
Zëvendësministri theksoi se nuk mund të nxirret një përfundim përfundimtar për procesin, pa u publikuar rezultatet e të gjitha kategorive.
Burimi: www.albeu.com









