Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Politikë

Rama ka frikë nga populli, Tabaku sulmon kryeministrin: Deputetët e tij janë në arrest shtëpie, koha e tij ka përfunduar

Rama ka frikë nga populli, Tabaku sulmon kryeministrin: Deputetët e tij janë në arrest shtëpie, koha e tij ka përfunduar

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka dhënë një reagim pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste që u zhvillua në Kryesinë e Kuvendit.

Në një video-mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku ka deklaruar se kryeministri Edi Rama është i rrethuar nga qindra policë, pasi sipas saj ai ka frikë nga populli.

Duke theksuar se koha e kryeministrit Rama ka marrë fund, Tabaku u shpreh se deputetët e tij gjatë kësaj jave ndodhen në ‘arrest shtëpie’, sepse sipas saj, populli nuk i përkrah më.

Reagimi i Tabakut:

Një kryeministër në ikje, i cili rrethohet nga qindra policë sepse ka frikë nga populli, ka shkuar sot në Kryesinë e Kuvendit për të mbledhur grupin parlamentar të Partisë Socialiste.

Deputetët e tij ndodhen prej një jave në «arrest shtëpie», sepse Shqipëria nuk i do më.

Është e kotë të lodhet! Koha e tij ka përfunduar

Burimi: sot.com.al

Të fundit Të gjitha