Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Politikë

Deputetja e PD Zhupa akuzon Ramën se kërcënon me burg të miturit për protesta

Deputetja e PD Zhupa akuzon Ramën se kërcënon me burg të miturit për protesta

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për aplikimin e dy standardeve të ndryshme ndaj protestuesve dhe individëve të implikuar në akte korrupsioni ose shpërdorimi të detyrës.

Në fjalën e saj gjatë protestës së studentëve, Zhupa theksoi se të rinjtë nuk po dorëzohen përballë presioneve dhe paralajmërimeve të kryeministrit.

Ndër të tjera, ajo deklaroi se Rama po ushtron trysni me kërcënimin e burgut ndaj të miturve që kanë dalë të protestojnë, ndërsa më parë, sipas deputetes demokrate, ai kishte mbështetur ndryshime ligjore që kanë të bëjnë me dënimet për korrupsionin dhe shpërdorimin e detyrës.

Reagimi i plotë

Ai që pranon të sakrifikojë lirinë për pak siguri, i humbet të dyja dhe nuk e meriton asnjërën. Ky është thelbi i protestës së studentëve, të cilët nuk tërhiqen nga kërcënimet e Edi Ramës për sigurinë e tyre, për lëvizjen e tyre apo për burgun që u tregoi sot të gjithë të miturve.

I njëjti kryeministër që para 10 ditësh kërkoi heqjen e burgut për ata që vjedhin, për ata që shpërdorojnë detyrën, për ata që kryejnë korrupsion. Sot kërcënonte fëmijët e shqiptarëve përse protestojnë.

Sa më të shumtë të jemi në shesh, aq më të shumtë do të jemi. Rama, jep dorëheqjen! Fundi yt është shumë i shpejtë.

Burimi: kohajone.com

Të fundit Të gjitha