Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Politikë

Tension në Komision, Mehmeti i kërkon Kryeziu-Hysenit të respektojë ligjin, Zemaj bën krahasimin me Albulenën

Tension në Komision, Mehmeti i kërkon Kryeziu-Hysenit të respektojë ligjin, Zemaj bën krahasimin me Albulenën

Komisioni për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal ka vijuar me përballje mes deputetëve dhe raportuesve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Gjatë diskutimeve, anëtarja e komisionit nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, i ka drejtuar pyetje kryesuesit të KPMShCK-së, Arben Mehmeti, në lidhje me mbledhjet dhe vendimet e këtij institucioni.

Në përgjigjen e tij, Mehmeti iu drejtua Kryeziu-Hysenit duke i thënë: “Nuk ke nevojë të më pyesësh se e njeh ligjin”.

Ndërkohë, gjatë debatit ka pasur përballje edhe mes anëtarëve të tjerë të komisionit.

Anëtari i komisionit nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Armend Zemaj, iu drejtua njërit prej pjesëmarrësve në debat me fjalët: “Mund të rrish Albulena edhe 10 vjet, nuk të intereson ty”.

Nga ana tjetër, anëtarja e komisionit nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kritikuar mënyrën e thirrjes së mbledhjes, duke vënë në pikëpyetje përgatitjen për raportimin e KPMShCK-së.

“Ju përgëzoj për guximin që keni ardhur pa e ditur për çfarë po shkoni. Sot keni ardhur në mal pa sopatë, nëse mund të arrini t’ia dilni, ju përgëzoj”, tha Musliu.

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha