Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Showbiz

Gonxhja bën thirrje për mbështetje të gjerë për Eslin në Eurovision Junior

Gonxhja bën thirrje për mbështetje të gjerë për Eslin në Eurovision Junior

TIRANË, 20 tetor/ATSH/ Në edicionin e vitit 2026 të Junior Eurovision Song Contest, Shqipëria do të përfaqësohet nga Eslin Kurti. Ky kompeticion do të zhvillohet të shtunën, më 24 tetor, në Ta’ Qali të Maltës.

Këngëtarja e re do të interpretojë këngën “Kërce me mua”, e cila synon të transmetojë energji, ritëm dhe një mesazh bashkimi përmes muzikës.

Ministri Blendi Gonxhja, me anë të një postimi, ka ftuar publikun shqiptar që të mbështesë përfaqësuesen e vendit në këtë garë ndërkombëtare. Ai ka theksuar rëndësinë e votimit dhe të shpërndarjes së këngës, për ta ndihmuar Eslinin në këtë përvojë të rëndësishme artistike.

Bazuar në informacionin zyrtar të organizatorëve, edicioni i 24-t i Junior Eurovision do të mbahet në Qendrën e Panaireve dhe Konventave të Maltës, në Ta’ Qali. Transmetimi i drejtpërdrejtë do të fillojë në orën 21:00 sipas orës së Evropës Qendrore. Në garë do të marrin pjesë 16 shtete, me artistë të rinj të moshës 9–14 vjeç.

Eslin Kurti, 12 vjeçe, përfaqëson Shqipërinë pas suksesit në edicionin e 64-t të Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë. Kënga “Kërce me mua” ka muzikën e Enis Mullajt dhe tekstin e Eriona Rushitit. /j.p/

Burimi: ata.gov.al

Të fundit Të gjitha