Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Showbiz

Dua Lipa shkëlqen në New York me fustan të guximshëm pranë bashkëshortit

Dua Lipa shkëlqen në New York me fustan të guximshëm pranë bashkëshortit

Dua Lipa dhe partneri i saj, Callum Turner, u paraqitën me stil të rafinuar kur arritën të hënën në mbrëmje në galanë e hapjes së sezonit të Metropolitan Opera-s në New York.

Këngëtarja e këngës “Houdini”, 31 vjeçe, dhe aktori britanik, 36 vjeç, tërhoqën vëmendjen ndërsa ecnin dorë për dore drejt shfaqjes së mbushur me yje, “Lincoln in the Bardo”, raporton Indeksonline.

Lipa bëri përshtypje me një fustan të zi elegant dhe tërheqës nga koleksioni Pranverë 2027 i shtëpisë së modës Ferragamo, nën drejtimin kreativ të Maximilian Davis.

Fustani, i zbukuruar me temina, dallohej nga e çara e guximshme anash dhe mëngët që linin shpatullat të zbuluara.

Këngëtarja i kishte stiluar flokët e saj të zinj të krehur prapa, ndërsa pamjen e plotësoi me këpucë me taka të larta nga Ferragamo.

Ndërkohë, partneri i saj, i cili zgjodhi të mos parakalonte në tapetin e kuq, u shfaq mjaft elegant me një kostum të zi të prerjes klasike dhe këpucë./Indeksonline/

Burimi: indeksonline.net

Të fundit Të gjitha