Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Politikë

Shqipëria dhe Turqia forcojnë bashkëpunimin ushtarak me stërvitje të përbashkët në kuadër të NATO-s

Shqipëria dhe Turqia forcojnë bashkëpunimin ushtarak me stërvitje të përbashkët në kuadër të NATO-s

TIRANË, 20 tetor /ATSH/ Forcat Detare të Shqipërisë dhe të Turqisë kanë kryer një ushtrim të përbashkët në Gjirin e Vlorës dhe në Bazën Detare të Pashalimanit, si pjesë e aktivitetit të NATO-s “Neptune Strike 26-4”.

Në ushtrim morën pjesë anijet luftarake turke TCG Anadolu dhe TCG Gaziantep, mjete ajrore, si dhe Grupi i Bordingut Shqiptar.

Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se aktiviteti synonte rritjen e gatishmërisë operacionale, bashkëpunimin dhe ndërveprueshmërinë për një NATO më të fortë e më të sigurt.

Neptune Strike 26-4 është një aktivitet i përbashkët ushtarak i NATO-s, që ka për qëllim të vlerësojë gatishmërinë luftarake dhe aftësinë e forcave aleate për të vepruar së bashku në operacione detare dhe shumëdimensionale.

/m.q/j.p/

Burimi: ata.gov.al

Të fundit Të gjitha