Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Politikë

E revoltuar Kostana Morava denoncon kërcënimet me jetë dhe paralajmëron grupime të fshehta që synojnë pushtetin me dhunë

E revoltuar Kostana Morava denoncon kërcënimet me jetë dhe paralajmëron grupime të fshehta që synojnë pushtetin me dhunë

Kostana Morava ka shprehur një reagim të ashpër ndaj lëvizjes protestuese në Shqipëri, duke akuzuar për përdorim dhune, intimidim dhe sulme publike kundër individëve që kanë qëndrime kritike ndaj saj.

Në një deklaratë të fuqishme, Morava deklaron se sulmet ndaj saj janë të lidhura me qëndrimin e pavarur që ajo ka mbajtur ndaj protestës, dhe thekson se nuk ka asnjë lidhje me qeverinë e Edi Ramës.

“Nëse dëshironi të kuptoni se çfarë po ndodh me këtë lëvizje të dhunshme, pothuajse terroriste, shikoni se çfarë po ndodh me mua. Unë jam një person i pavarur, pa asnjë lidhje me qeverinë Rama. Absolutisht zero lidhje. Për këtë ju garantoj dhe shikoni se çfarë sulmesh publike po marr unë.
Deri në atë pikë sa ish-zëvendësministri i arsimit i qeverisë Rama ngrihet dhe bën thirrje që mua të më bllokojnë. Pra, me çfarë kemi të bëjmë këtu? Kemi të bëjmë me njerëz që duan të na mbyllin gojën, me njerëz që duan të vijnë në pushtet me dhunë, me njerëz që nuk dalin publikisht të thonë se kush janë, sepse me shumë mundësi kanë tashmë një grupim politik i cili me siguri është edhe në parlament.
Prandaj nuk dalin dhe të thonë që ejani të ndërtojmë një grup të ri, një strukturë të re politike që ta drejtojë vendin, sepse tashmë ajo strukturë është e krijuar. Së pari, për t’iu rikthyer sërish çështjes së sulmit, çdo njeri që kur kanë filluar flamingot dhe ju e dini shumë mirë këtë. Të gjithë shqiptarët e dinë, që ka guxuar të mbajë qëndrimin e tij të pavarur dhe të vënë në pikëpyetje lëvizjen flamingo dhe sot lëvizjen e dhunës në Shqipëri, është sulmuar, është linçuar publikisht deri në kërcënime për jetë. Kjo që po ndodh edhe me mua tani.
Si mund t’i besoj unë kësaj lëvizje? Si mund të dua unë apo ti që të drejtohesh pikërisht nga kjo lëvizje e cila ende pa ardhur në pushtet ka marrë gurët dhe kërkon të na mbyllë gojën me kërcënime.”

Burimi: www.gazetatema.net

Të fundit Të gjitha