Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Peçi kritikon Spiropalin: Kur ishte ministre, nuk kishte meritokraci

Peçi kritikon Spiropalin: Kur ishte ministre, nuk kishte meritokraci
Foto: euronews.al

Gazetari Ermal Peçi, i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania, ka folur për përplasjet brenda Partisë Socialiste, duke u ndalur te qëndrimet e deputetes socialiste Elisa Spiropali dhe të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Peçi tha se debatet e brendshme në PS nuk janë të reja dhe se, sipas tij, ato po paraqiten publikisht vetëm si çështje procedurale, për konsum mediatik, ndërkohë që fokusi kryesor duhet të jetë te proceset në drejtësi.

Kërkesa për transparencë mbi periudhat e mëparshme

Peçi kërkoi gjithashtu transparencë mbi periudhat e mëparshme të drejtimit të institucioneve. Ai përmendi kohën kur Spiropali drejtonte Doganat dhe qëndrimet e saj gjatë protestave të studentëve. Ai e cilësoi diskutimin aktual mbi meritokracinë si një mënyrë për të shmangur problemet reale.

“Kjo betejë ka kohë, edhe në momentin kur zonjës Spiropali e shtynin për mos t’u afruar në foto. Kështu që thjesht tani ka plasur qelbi. Tani ne duhet të analizojmë qelbin e tyre. Qelbin e tyre nuk mund ta analizojmë dot, por ne mund të analizojmë çfarë do ndodhte me proceset e tyre në drejtësi.

Sepse persona të caktuar brenda Partisë Socialiste, apo dhe këta që kanë pasur funksione të larta, kanë disa dosje në SPAK. Për sa kohë këta duan ta kanalizojnë sikur është vetëm një betejë që lidhet me procedurat, atëherë kjo është thjesht për interes mediatik dhe thashetheme ditësh.

Lidhjet me Edi Ramën

Zoti Veliaj ka qenë njeri shumë i afërt me zotin Rama, mund të na tregojë çfarë ka ndodhur. Zonja Spiropali ka qenë njeri shumë i afërt me zotin Rama, mund të na tregojë çfarë ka ndodhur. Në të gjithë këtë kontekst, këta po luajnë me gjysmë të vërtetash dhe po shantazhojnë përsëri: nëse Rama i afron në gjirin e vet, bëhet përsëri Skënderbeu, bëhet përsëri vëllai që Veliaj nuk do ta shante kurrë dhe nuk do ta sulmonte kurrë.

Nuk e them unë. Këtë e thotë koha, koha politike që këta kanë vepruar e tregon. Reflektim pa e vënë gishtin në plagë nuk ka. Reflektim mund të shkojë dhe të falet në kishë, mund t’i rrëfehet atje dhe mund të tregojë gjithçka.

Por këtë rrëfim duhet të vijë edhe tek ju, për shembull si gazetarë, të tregojë si veproi, si ndodhi kur ajo ishte drejtore e Doganave. U respektua meritokracia kur ishin protestat e studentëve? Cilat ishin qëndrimet, pse nuk i respektoi atëherë qëndrimet e studentëve dhe nuk u bashkua kur ishte ministre? A u respektua meritokracia, a e mori vërtet vendin me meritë aty apo jo?

Meritokracia si temë për konsum

Meritokracia duhet të praktikohet kur unë s’jam në karrige, kur jam unë nuk ka rëndësi. Kështu që kjo është gati qesharake, është gati një temë e cila bëhet për konsum dhe për të zhvendosur vëmendjen nga problemet reale”, tha ai.

Burimi: euronews.al

Të fundit Të gjitha