Belinda Balluku, ish-zëvendëskryeministrja e kabinetit Rama, e cila aktualisht është nën hetim nga SPAK për disa vepra penale, ka publikuar sot premtimin e kryeministrit për t’u dhënë efektivëve të policisë 2500 euro si shpërblim për përballimin e protestave studentore.
Ky veprim shkaktoi reagime të shumta negative dhe u interpretua si përpjekje për të nxitur përplasje dhe dhunë ndaj studentëve që po protestojnë.
Belinda Balluku, e cila prej kohësh mbahet larg kamerave dhe mediave, ka ndarë në rrjetet sociale një fotografi të Edi Ramës me premtimin se nga janari do të rriten edhe pagat e punonjësve të policisë.
“2500 EURO për çdo efektiv të Policisë së Shtetit të angazhuar në këtë FRONT, si dhe rritje të konsiderueshme të pagave të Policisë së Shtetit duke nisur nga janari 2027”, shkruan Balluku.
Por nuk kanë munguar as komentet e ashpra ndaj këtij qëndrimi të Ballukut, e cila ishte ndër shkaqet kryesore që shqiptarët dolën në protesta masive.
“Ti fëlliqësirë, dita do të vijë more narko-kriminele. Fundi yt do të jetë i trishtë. Këngë do të këndohen për fundin e një tradhtareje të kombit si puna jote”
“2500€ një palë brekë të Belindës, aq vlen një polic sa brekët e Beles”
“Për çfarë po i paguani!? Për të vrarë popullin, pasi e vodhët tani po e vrisni… jeni të neveritshëm”
“I vure flakën Shqipërisë”
“Po kjo nuk është korrupsion që korrupton policët për të ruajtur b*then tënde o H*le”
“Sikur po i jep nga xhepi populli po ia jep, policët fut me shkopa gome popullit”
“Belinda, lidhjet e shumëfishta dashurore duhet të të kishin urtësuar pak. Ç’është kjo natyrë që nuk vepron dot tek ti?”
“Femra në mafioze në Ballkan, Lubi Balluku”
“Dhe një vilë tjetër për ty nga Skënderbeu yt! Meqë ke has vështirësi në tendra këto kohë”.
<►>
Burimi: gazetashqiptare.al










