Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Kuvendi ratifikon marrëveshjen me Suedinë për transferimin e të dënuarve

Kuvendi ratifikon marrëveshjen me Suedinë për transferimin e të dënuarve
Foto: insajderi.org

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 81 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë për Transferimin e Personave të Dënuar.

Dimensioni evropian i marrëveshjes

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, tha se marrëveshje të tilla paraqesin një dimension të rëndësishëm të bashkëpunimit evropian dhe të forcimit të kapaciteteve shtetërore për zbatimin e ligjit.

Ajo theksoi se, meqë marrëveshja ndërlidhet me të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, në bazë të nenit 18 të Kushtetutës kërkohet ratifikimi i saj nga Kuvendi.

Kërkesa për mbështetjen e deputetëve

“Duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe garancitë e procesit të rregullt ligjor. Për Republikën e Kosovës, marrëveshje të tilla përfaqësojnë një dimension të rëndësishëm të bashkëpunimit evropian dhe të forcimit të kapaciteteve shtetërore për zbatimin efektiv të ligjit. Në bazë të nenit 18 të Kushtetutës, duke qenë se marrëveshja ndërlidhet me të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, kërkohet edhe ratifikimi i saj nga Kuvendi. Prandaj, të nderuar deputetë, ju ftoj ta mbështesni këtë projekt”, tha Gërvalla.

Mbështetjen për projektligjin e kanë shprehur edhe grupet parlamentare të partive opozitare, PDK-së, LDK-së dhe Aleancës.

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha