Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Kurti: Qeveria shqiptare nuk i ka paguar Prishtinën për Lojërat Mesdhetare

Kurti: Qeveria shqiptare nuk i ka paguar Prishtinën për Lojërat Mesdhetare
Foto: gazetaexpress.com

Pasi kryeministri Albin Kurti foli për Lojërat Mesdhetare 2030 dhe rrezikun e humbjes së organizimit të tyre nga Kosova, duke aluduar te kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, se nuk po e ka “lehtë” të shtyhet me dikë që “nuk bën mirë” dhe se bashkëpunimi nuk është i mirë me Komunën e Prishtinës.

Për këtë deklaratë ka reaguar Rama, i cili tha se arsyeja pse është anuluar takimi me Komitetin Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare është përgjegjësia e Qeverisë së Kurtit, që nuk i ka kryer pagesat, nuk i ka dërguar emrat e delegacionit dhe nuk i ka kthyer email-et.

Postimi i Ramës

Kryeministër, paske provuar t’i bartësh Prishtinës fajin për dështimin e mundshëm të “Lojërave Mesdhetare”!

Në komunikimin e fundit, “Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare” thotë se takimi është anuluar për këto arsye:

1. Pagesa nuk është kryer.

2. Emrat e delegacionit nuk janë dërguar.

3. Nuk jeni përgjigjur në email-et.

Kush duhej t’i bënte këto?

1. Qeveria.

2. Qeveria.

3. Qeveria.

Ështe kaq e thjeshtë.

Burimi: www.gazetaexpress.com

Të fundit Të gjitha