Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Politikë

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve përplaset me drejtorin e MIA, përfaqësuesi i qeverisë detyrohet të largohet

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve përplaset me drejtorin e MIA, përfaqësuesi i qeverisë detyrohet të largohet

Një përplasje verbale ndodhi përpara Zyrës së Kryeministrit mes kryetarit të Sindikatës së Pedagogëve, Aleksandër Kovaçi, dhe drejtoreshës së MIA-s, Manjola Hasa.

Kovaçi i kërkoi Hasës të largohej nga zona, duke e akuzuar praninë e saj si shkak për rritjen e tensioneve dhe provokim të protestës.

“Largohu nga këtu, sepse po provokon protestën,” i tha ai përfaqësueses së qeverisë, e cila kishte shkuar atje për të dorëzuar një ftesë për dialog.

Pas përplasjes verbale me kryetarin e Sindikatës së Pedagogëve, Manjola Hasa u zhvendos në një zonë tjetër pranë Zyrës së Kryeministrit, ku vazhdoi të qëndronte jashtë ndërtesës.

Burimi: www.albeu.com

Të fundit Të gjitha