TIRANË, 20 tetor /ATSH/ Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka shprehur një reagim përmes rrjeteve sociale në lidhje me marshimin paqësor të pedagogëve në mbështetje të studentëve.
Balla ka publikuar një fotografi nga protesta në të cilën shfaqet vajza e kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha, Argita Berisha, bashkë me bashkëshortin e saj, Jamarbër Malltezi, i cili është edhe drejtues i Departamentit të Mjedisit në PD.
“Nuk janë pedagogët, është partia dhe familja e Saliut”, shkruan Balla.
/m.q/j.p/
Burimi: ata.gov.al










