Ishte një skenar i përllogaritur për ditë e ditë me radhë, nga ‘ustallarët’ e terrorit brenda e jashtë vendit, ‘ustallarë’ të dhunës me qëllim aplikimin e skemës së bllokimit të tërë jetës në vend, skenar i cili nisi më 13 tetor nën etiketën e një ‘proteste studentore’, por që u dominua nga maskat dhe njerëz të hurit e të litarit të mbledhur nga skutat më të thella të krimit në Shqipëri dhe tërë hapësirën e rajonit tonë, të cilët nisën sulmet në kryeqytet.
Që në krye të herës, përmes një organizimi perfekt, sipas një skeme të mirëllogaritur, njerëz me maska, me shumë gjasa të stërvitur për ngjarje të tillë dhunshme e me disiplinë të fortë veprimi, nisën një skenar dhune ndaj policisë, institucioneve dhe çfarë u dilte përpara. Në ditën e parë u sulmua me gurë, molotov dhe mjete të tjera piroteknike policia para ministrisë së Arsimit, ndërsa u sulmua dhe vetë godina e kësaj ministrie me gurë, me molotov, fishekzjarre dhe mjete të tjera, duke sjellë plagosjen e policëve si dhe djegien e zyrave të katit të parë.
Zhvendosja drejt kryeministrisë dhe sulmet nëpër qytet
Zhvendosja drejt kryeministrisë në të gjitha ditët e errëta të këtij fillim tetori, u shoqërua me djegien e koshave të plehrave, bllokimin e rrugëve, djegien e makinave, thyerjen e bizneseve, vjedhjen dhe djegien e shumë prej tyre! Të cilat për ditë e ditë me radhë u bënë ‘target’ i këtyre maskave, pamje këto që zunë jo vetëm ekranet televizive shqiptare dhe por anekënd botës.
Dukej sikur Tirana ishte në gjendje e luftës, teksa grupe të rinjsh dhe më tej, mes tyre shumë të mitur, të mbuluar me maska dhe të armatosur me molotovë e mjete të tjera piroteknike, arritën të hyjnë në Ministrinë e Ekonomisë, Bashkinë e Tiranës, Kryesinë e Kuvendit, Gjykatën e Apelit, Gjykatën e Lartë, Gjykatën Kushtetuese, Komisariatin nr.2 dhe 3, sidomos gjatë tre ditë të para, për të kulmuar më pas me sulmin dhe ndaj bankave të nivelit të dytë si dhe bankomateve kudo që gjendeshin.
Pa lënë pas ‘dore’ as sulmion mbi selinë e PS, si dhe goditja ndaj Kryeministrisë, dhe Bankës Qëndrore të Shqipërisë. U sulmua dhe ish Hotel Dajti, që as në luftën e dytë botërore, bashkë me ministritë, nuk ishin prekur.
Strategjia e grupeve dhe koordinimi
Këto maska, me turmën e vogël që i ndiqte pas në distancë, një pjesë bënin ‘urgjencën mjekësore’ rrethanore, sipas manualit të ANTIFA-s, ditën e parë, të dytë dhe të tretë, pasi në ditët tjera kishte më pak mbështetje, kishin të njejtën strategji dhe kryenin të njejtin ‘ritual’, godisnin në shumë pika në kryeqytet, sipas një kalendari të caktuar, të urdhëzuar përmes një ‘komande qëndrore’, që përcaktonte institucionet që do të digjnin, bizneset që do të thyenin, do të vidhnin dhe pastaj do të digjnin, bankat e nivelit të dytë që do të shkatërronin, apo gjykatat e komisariatet që do të sulmon e digjnin.
Grupet e dhunshme lëviznin sipas një skenari të mirëmenduar, për të shmangur policinë, të cilën e mbanin të bllokuar përmes goditjes me gurë, molotov e mjete piroteknike, ndërsa grupet e tjera bënin dëme nëpër kryeqytet, ku pasi mbaruan punë me institucionet, bizneset, bankat e gjykatat, filluan të kacavirreshin nëpër shtylla për të shkatërruar kamerat e sigurisë dhe më pas për të shkatërruar semaforët. I bllokuan pjesën më të madhe të tyre! Tirana jo vetëm po shkatërrohej, por edhe po tentohej të zhytej në kaos!
Nuk qëndronin dy tre orë duke ushtruar dhunë dhe terror nëpër Tiranë, por e fillonin që nga ora 10.00 dhe në rastin më të mirë e mbyllnin në orën 24.00. Punonin me turne, furnizoheshin tek “Rruga e Dibrës” pikërisht aty ku ishin trajnuar për muaj me radhë nën mbikqyrjen e rreptë të ‘trajnuesve’ nga Maqedona e Veriut, Kosova, Sanxhaku, Mali i Zi e deri Sarajeva e Serbia!
Aktorët politikë të përfshirë
Pa përjashtuar këta radikalët e ANTIFA-s. Me qëllimin e vetëm, krijimin e një trupe keqbërësisht që nuk kishin asnjë ‘qelizë’ të ndjeshme për t’i thirrur mendjes së çfarë po bënin. Ishin të islamit politik këta kontigjente, të cilët morën si ‘shpërblim’ sulmin ndaj përfaqësisë së Vatikanit në Shqipëri apo dhe djegien e institucioneve të shtetit shqiptar.
Paralel me këta të islamit politik të udhëhequr nga dy qendrat në Prizren e Tetovë, lëviznin edhe veprimtarët e LVV së Albin Kurtit, të cilët kishin ardhur në Tiranë bashkë me këshilltarët më të afërt të kryeminstrit të Kosovës për të ‘rrëzuar Edi Ramën” dhe për të kthyer ‘në rrugën e Zotit’, të izoluar terësisht nga bota, ‘në sovranitet të plotë Shqipninë motër’. “Pasdaranët’ e Albinit e kishin bërë provën gjenerale në Maqedoninë e Veriut, teksa përmes dhunës e veprimeve të tjera aspak dinjitoze, kishin bërë që VLEN të fitonte vota shqiptare për t’i bashkuar me Mickoskin, i cili shqiptarëve në RMV u ka hequr gjuhën i ka ulur në zero kuotat për punësime dhe drejtimin e shtetit.
Duke i kaluar në qytetarë të dorës së tretë! Pasi tashmë u ka hequr dhe nervin reagues, aq sa ta shohin të keqen në Shqipëri, teksa po tentojnë që kryeqytetin e shtetit amë, vend anëtar i NATO-s dhe kandidat serioz për anëtarësim në BE, ta zhbëjnë nga themelet.
Por një skenar i tillë nuk mund të mos kishte markën “Made in Albania” në mbështetje, për rrënimin e shtetit shqiptar për përfitime politike! Nën moton ‘më mirë një shtet të shkatërruar e të qeverisur prej nesh, se sa niveli aktual i shtetit, i qeverisur nga Edi Rama, ku pas integrimit të Shqipërisë në BE, bëhet i pamundur largimi i tij dhe i PS nga pushteti’.
Ishin që në krye të herës këta ‘çerrat’ e vegjël të politikës, që nga Gonja, e deri te Lapaj e Qori, ata të cilët po mbështesnin fort dhe rëndë dhunën që po ushtrohej ndaj policisë, institucioneve, biznesit, gjykatave dhe bankave! Madje disa herë ata, bashkë me deputetët e tyre, ishin në ballë të turmës së dhunuesve! Duke tentuar krijimin e incidenteve të reja dhe duke shpresuar përplasjen.
“Maskat’ u shumëfishuan, me mbështetjen e Berishës, i cili që në krye të herës çoi korpusin “Azem Hajdari’, të stërvitur rëndë për akte të dhunshme, dhe pasi e ktheu selinë e PD në magazinë për molotovë, fishekzjarre dhe mjete të tjera piroteknike, pa harruar dhe llastiqet me sfera metalike për të goditur policët, e përdori selinë për të ndërruar ‘turnet’ e dhunuesve, siguruar pushimin e tyre dhe për t’i mbrojtur nga policia!
Pamjet morën dhenë, me zë dhe figurë! Berisha e mori përsipër dhunën. Në funksion të bllokimit të shtetit, apo siç e thotë rëndom Berisha, ‘mosbindje civile’! Bashkë dhe me këta liderët e partive të vogla, ‘maskat’ e Berishës luajtën aq fort që nga 13 tetori, sa ishin në një kërkim të ethshëm për një viktimë! E cila për fatin e mirë të shqiptarëve nuk ndodhi, për të justifikuar shembjen e shtetit.
Megjithëse ‘maskat’ silleshin sikur të kishin marrë stimulues të fortë, pasi nuk mund të shojegohej ndryshe ajo çfarë i mbante në këmbë e aktivë për 13 orë me radhë, këta njerëz! Që duronin dhe ujin, gazin lotsjellës dhe tërë stresin e një dite të tërë në përplasje dhe dhunë të pandalshme.
Synimi i bllokimit të shtetit
Ishte një përpjekje e mirëkoordinuar për ta vënë shtetin në një cep, për të gjunëzuar policinë, institucionet, biznesin, bllokuar bankat dhe gjykatat, dhe përmes këtij bllokimi ta detyronin qeverinë të largohej, të detyronin qytetarët të pranonin ‘demokracinë’ përmes dhunës, shkatërrimit, vjedhjes, plaçkitjes dhe djegies së gjithë Tiranës, ta pranonin ‘grushtin e shtetit’ si një gjë të natyrshme dhe të pashmangshme! Dhe këtë kërkuan ta realizonin në tre ditët e para, me një sulm rrufe, të mbështetur dhe nga ANTIFA, me financime dhe burime njerëzore!
Për hir të së vërtetës nuk ia dolën! Që në krye të herës, qytetaria e Tiranës, e refuzoi një skenar të tillë, duke i lënë të vetëm nëpër Tiranë, grupet e islamit politik, të Albinit, të Berishës dhe të këtyre të vegjëlve, të cilët me gjithë ‘furnizimin’ me ‘guerrilas’ nga gjithë hapësira e rajonit, periferia e Tiranës apo rrethet periferike, por dhe grupet vulnerabël nëpër Tiranë, të cilëve u ishte mbushur mendja top se me një kapuç, një maskë, një mbrojtëse nga gazi, një molotov, një gur apo fishekzjarr, të bënte automatikisht hero që do të sillte demokracinë, nuk ia dolën.
Reagimi i shtetit dhe i partnerëve ndërkombëtarë
Shteti reagoi fort me forcën e ligjit, duke filluar nga policia, e cila mori masa të forta për të mbrojtur institucionet, bizneset, bankat, gjykatat e deri objektet e kultit, kryesisht ato katolike! Pas dy ditësh dhune e terrori në kryeqytet, kryeministri Edi Rama reagoi publikisht duke folur me emër dhe mbiemër për autorët e kësaj dhune.
Në mënyrë simbolike, nga godina e Kolegjit të Evropës që ndodhet te Piramida, që shkatërrua tërësisht nga protesta, kreu i qeverisë tha se pas akteve vandale, fshihet PD e grupe të tjera dhunuese e jo studentët. Për këta të fundit, Rama tha se dera e qeverisë është gjithnjë e hapur për dialog. Nga ana tjetër, kreu i qeverisë garantoi se nuk do të lejohet që shteti të bjerë në dorën e njërëzve të dhunës, që gjithnjë e kanë kthyer Shqipërinë pas, ‘në humnerën nga ku ne të gjithë e nxorëm dhe prej ku po e ngjisim drejt majës historike, drejt ëndrrës së të gjithë shqiptarëve në breza, në BE’.
Kyeministri u shpreh se kushdo që ka gisht në aktet e dhunës, do të përgjigjet përpara drejtësisë, teksa ka nënvizuar se Shqipëria nuk do të bjerë më kurrë në duart e atij “që ka kapur prej fyti” opozitën shqiptare. Ndërsa i ka cilësuar protestat e dhunshme në Tiranë si një luftë hibride që funksionon duke përdorur shqetësimet reale të qytetarëve. “Interesa të lidhura me paranë, me politikën, me pushtetin, në kuptimin e nevojës ulëritëse për të përdorur këtë shqetësim social dhe për ta kthyer në valë gurësh për të rrëzuar qeverinë me imponimin e dhunës, gjë që s’ka për të ndodhur kurrë, por që rëndon në mënyrë dramatike në psikologjinë e qytetarëve.
Krijon idenë se këtu po digjet e gjithë Shqipëria, ndërkohë që ky është një sulm i organizuar në një perimetër të mirëpërcaktuar, që orkestrohet nga duar që janë të stërvitura për këtë punë, që ushqehet me benzinë si një zjarr i brendshëm nga aktorë të huaj. Kjo kuptohet dhe tani po bëhet një çështje e madhe në të gjithë Europën.
Është një luftë hibride që funksionon sepse bazohet te shqetësime reale, jo te fantazira. Sigurisht që janë reale shqetësimet për të nesërmen e sigurt në raport me strehimin dhe mundësitë për të patur më shumë”, tha mes të tjerash Rama, duke marrë masa të forta që në krye të herës për të shpëtuar shtetin nga keqbërësit. Pra shteti nuk iku dhe kryeministri nuk iku, sikurse e kishin parashikuar në skenar ‘ustallarët’ me sulmin ‘rrufe’ ndaj institucioneve e ‘bombardimin’ e përnatshëm nëpër panelet televizive apo çdo edicion lajmesh, ku shkonin si të ftuar, për të përgatitur ‘natyrshmërinë’ e fitores së ‘revolucionit me dhunë’.
Dhe në të njejtën linjë ishin dhe partnerët tanë të mëdhenj ndërkombëtarë, të cilët i janë gjendur në krah gjithnjë Shqipërisë në momentet më të vështira për ekzistencën si shtet! Duke filluar nga ambasada e SHBA në Tiranë, që u ka bërë thirrje qytetarëve të distancohen nga dhuna dhe të protestojnë në mënyrë paqësore. “Dhuna, trazirat, lëndimi fizik i të tjerëve e shkatërrimi i pronës nuk janë angazhim qytetar. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që zgjedhin të demonstrojnë ta ushtrojnë të drejtën e tyre për protestë në mënyrë paqësore, pa akte të dhunshme. U bëjmë thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje dhe qetësi”, thuhej në reagimin amerikan.
Në të njejtën linjë ishte edhe mbasadorja e BE në Shqipëri, e cila reagoi lidhur me protestat e tensionet në vend, duke dënuar aktet e dhunës. “Në Shqipëri dhe në disa vende të Europës po shohim protesta të dhunshme. Kjo nuk mund të ndodhë në demokraci. Nuk duhet të ketë dhunë në rrugë. Pakënaqësitë e qytetarëve duhet të adresohen në institucionet demokratike”, u shpreh Moreira de Sousa.
Edhe ambasada Britanike në Tiranë nënvizoi rëndësinë e të drejtës për protesta paqësore dhe lirisë së sh
Burimi: shqiptarja.com










