Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Politikë

Ironia e gazetarit për Ramën: Kush merr pjesë në një qeveri të korruptuar përballet me qytetarët, ti je aty

Ironia e gazetarit për Ramën: Kush merr pjesë në një qeveri të korruptuar përballet me qytetarët, ti je aty

Gazetari Gjergji Erebara ka përdorur ironinë ndaj kryeministrit Edi Rama, duke iu kundërpërgjigjur deklaratës së tij për protestuesit me një mesazh mbi përgjegjësinë e anëtarëve të një qeverie të korruptuar.

“Kushdo që bën pjesë në një qeveri të korruptuar është objekt i qytetarëve”, shkruan Erebara, duke aplikuar të njëjtën logjikë që Rama përdori për ata që marrin pjesë në manifestime të dhunshme.

“Ti je aty sepse je me të. Sepse nëse nuk je me të, nuk qëndron aty”, përfundon gazetari reagimin e tij, të cilin e mbyll me fjalën “Populli”.

Reagim i gazetarit Gjergji Erebara:

Kushdo që ndodhet në një manifestim të dhunshëm është objekt i policisë së shtetit.

Nuk vlen aty “jo, unë isha me duar në xhepa. Jo, unë isha me duar mbi sy duke shikuar se si po vret polici”, ti je aty sepse je me të. Sepse nëse nuk je me të, ti nuk qëndron aty”.

Edi Rama

Kushdo që merr pjesë në një qeveri të korruptuar është objekt i qytetarëve. Nuk vlen aty “jo, po hëngrën kumbulla pas kurrizit tim, jo, po unë nuk firmosa, jo, po përgjegjësia është individuale. Ti je aty sepse je me të. Sepse nëse nuk je me të, nuk qëndron aty”.

Populli

Burimi: gazetashqiptare.al

Të fundit Të gjitha