Gjykata Penale e Tiranës ka vendosur lirimin nga qelia të 28 protestuesve që u arrestuan gjatë protestave të dhunshme në kryeqytet, duke u caktuar të gjithëve masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Për tre prej tyre, gjykata e konsideroi arrestimin të paligjshëm, ndërsa për Rigers Hoxhën u vendos gjithashtu ndalimi i pjesëmarrjes në tubime. Masat e sigurisë u shqyrtuan nga gjyqtaret Marcela Shehu dhe Yrfet Shkreli.
Burimi: kohajone.com










