Një përplasje ka ndodhur afër rrethrrotullimit të Spitalit Memorial në Fier, ku janë përfshirë një betoniere dhe një mjet transporti.
Për shkak të goditjes, betonierja ka dalë jashtë rrugës. Si pasojë, një nga drejtuesit ka pësuar thyerje në krah dhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Fierit.
Gjendja e tij nuk paraqet rrezik për jetën. Policia po heton për të sqaruar rrethanat e aksidentit, ndërsa përplasja ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve. / abcnews.al /
Burimi: abcnews.al










