Enis Rexhepi, sulmuesi me rrënjë nga Kosova që përfaqëson Shqipërinë në nivel ndërkombëtar, po dallohet me ekipin U19 të Shtutgartit.
Edhe pse Atletico Madridi U19 fitoi me rezultatin 4-2, Rexhepi shënoi të dy golat e formacionit të tij. Në minutën e 19-të, ai e dërgoi topin në rrjetë nga pika e penalltisë, ndërsa në minutën e 67-të finalizoi një veprim kolektiv, duke e ngushtuar rezultatin në 2-3.
Me pesë gola të realizuar deri më tani, Rexhepi kryeson listën e golashënuesve në Ligën e Kampionëve për të rinj.
Në këtë takim u angazhua edhe Almand Idrizi, një tjetër mesfushor me origjinë nga Kosova.
Rexhepi aktualisht luan për Shqipërinë, por sipas raportimeve mund të kalojë te Kosova. Idrizi ka qenë pjesë e Gjermanisë, ndërsa thuhet se nuk do ta refuzonte një ftesë nga “Dardanët”.
Burimi: www.albeu.com









