Juxhin Xhaja do të jetë sërish në qendër të vëmendjes këtë javë në arenën europiane, pasi UEFA e ka emëruar për të gjykuar një tjetër takim të Ligës së Konferencës.
Arbitri i kampionatit shqiptar do të ketë përgjegjësinë të drejtojë në Danimarkë sfidën mes Midtjylland – skuadër që ditë më parë barazoi me Egnatian – dhe St. Truidense nga Belgjika.
Në krah të tij si asistentë do të jenë Arbër Zalla dhe Mario Shazivari, ndërsa gjyqtare e katërt është caktuar Ena Jorgji. Për VAR-in, ashtu siç ka ndodhur edhe më parë me arbitra shqiptarë, është zgjedhur italiani Daniele Doveri, kurse Olsion Yzeiraj do të mbajë rolin e AVAR-it.
Burimi: www.balkanweb.com










