Aktualitet
Gjatë protestës është shënuar një ngjarje e befasishme, ku një pjesëtar i forcave të policisë ka përjetuar shpërthimin e gazit lotsjellës brenda çantës së tij të shpinës.
Sipas imazheve, ndërsa ai vraponte për të shpërndarë formacionin e protestuesve pranë Ministrisë së Arsimit, nga çanta e tij lëshohet tym i bardhë.
Kujtojmë se edhe protesta e sotme e studentëve është karakterizuar nga tensione mes tyre dhe policisë, ku është përdorur gaz dhe ujë ndaj të rinjve për t’i larguar.
Burimi: lajmifundit.al










