Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Haxhiu: Seanca e Kuvendit shtyhet, nuk mund të presim pafundësisht

Haxhiu: Seanca e Kuvendit shtyhet, nuk mund të presim pafundësisht
Foto: insajderi.org

Seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës është shtyrë për nesër, në orën 11:00, pasi deputetët nuk u paraqitën me kohë në sallën e Kuvendit.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, njoftoi shtyrjen e seancës dhe shprehu pakënaqësinë e saj për mungesën e deputetëve.

“Seanca i vazhdon punimet nesër në orën 11:00. Nuk është serioze që edhe 30 minuta pas orës 14:00 deputetët nuk po vijnë. Unë nuk kam mundësi të funksionoj e të pres deri në pafundësi”, deklaroi Haxhiu.

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha