Sot është seanca e radhës për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dhe ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, në Gjykatën e Posaçme. Ish-deputetja do të parashtrojë kundërshtimet e saj lidhur me akuzat për lobimin në SHBA.
Në seancën e kaluar, avokati i ish-presidentit përsëriti shqetësimin se takimet e tyre në paraburgimin e 313-ës survejohen nga kamera.
Gjykata u përgjigj se do t’ia përcillte këtë shqetësim Drejtorisë së Burgjeve. Po ashtu, në seancën e kaluar, Gjykata rrëzoi kërkesat e kreut të Partisë së Lirisë për transmetimin live të seancës dhe për qëndrimin e tij jashtë kafazit të xhamit.
Pas seancës, Monika Kryemadhi tha se nuk ka asnjë shkresë që vërteton kontratën midis dy kompanive për çështjen e fibrës optike dhe kërkoi thirrjen e dëshmitarëve. Sa i përket deklarimit të pasurisë, ajo tha se është kërkuar pavlefshmëria e akteve për shkak të mungesës së dokumentacionit.
Lajm në përditësim…
Burimi: shqiptarja.com










