Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Prokuroria kërkon dënimin e Luiz Ejllit në Gjykatën e Lartë

Prokuroria kërkon dënimin e Luiz Ejllit në Gjykatën e Lartë
Foto: reporteri.al

Prokuroria nuk e pranon vendimin e Gjykatës së Apelit që shpalli të pafajshëm këngëtarin Luiz Ejlli, të akuzuar për falsifikim dokumentesh. Organi i akuzës ka paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë, ku çështja pritet të shqyrtohet më 24 nëntor. Relator i dosjes është caktuar gjyqtari Sokol Binaj.

Akuzat dhe vendimi i shkallës së parë

Ejlli u akuzua për falsifikim dokumentesh në bashkëpunim. Sipas Prokurorisë, gjatë periudhës kur kishte humbur licencën e noterit, ai kishte përdorur vulën noteriale për të hartuar një deklaratë që justifikonte burimin e 210 mijë eurove, në favor të Fatmir Avdurramanit.

Më 2 tetor 2024, Gjykata e Shkallës së Parë në Fier e shpalli fajtor Ejllin dhe e dënoi me një vit burgim. I bashkëpandehuri i tij, Fatmir Avdurramani, u dënua me 18 muaj burgim.

Vendimi i Gjykatës së Apelit dhe rekursi

Por më 8 maj 2025, Gjykata e Apelit në Tiranë ndryshoi vendimin e shkallës së parë, duke i shpallur të pafajshëm të dy të pandehurit.

Pas këtij vendimi, Prokuroria e Apelit paraqiti rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar shqyrtimin e vendimit të pafajësisë. Tashmë pritet që gjykata të vlerësojë pretendimet e organit të akuzës më 24 nëntor. /Albanian Post/

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha