Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Aktualitet

Efektivët shoqërojnë qytetarët që protestonin paqësisht (VIDEO)

Efektivët shoqërojnë qytetarët që protestonin paqësisht (VIDEO)
Foto: balkanweb.com

Ndërsa protesta para Kryeministrisë vazhdonte paqësisht, efektivët e Policisë së Shtetit filluan të shoqërojnë disa nga protestuesit. Ndërhyrja e policisë u kundërshtua nga qytetarët e pranishëm, të cilët reaguan me thirrjen: „Policia e krimit!“.

Një ditë më parë, më 14 nëntor, studentët dhe qytetarët organizuan protestën kombëtare, e cila filloi rreth orës 14:00 para Ministrisë së Arsimit. Pas qëndrimit në këtë institucion, protestuesit marshuan nëpër disa rrugë të kryeqytetit, duke kaluar nga Zogu i Zi dhe zona e 21 Dhjetorit, dhe më pas u kthyen në Bulevardin „Dëshmorët e Kombit“, para Kryeministrisë.

Incidentet gjatë marshimit

Gjatë marshimit nuk mungonin incidentet. Disa protestues dogjën kosha mbeturinash, dëmtuan tabela reklamuese dhe stacione autobusësh, ndërsa në zonën e Zogut të Zi qarkullimi u bllokua për disa minuta.

Ndërhyrja e policisë

Më vonë, pranë godinës së Kryesisë së Kuvendit, pati hedhje gurësh dhe tentativë për të dëmtuar hyrjen e institucionit. Policia ndërhyri dhe shoqëroi disa nga pjesëmarrësit.

Burimi: www.balkanweb.com

Të fundit Të gjitha