Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Bardhi: Alimehmeti do të ishte një kandidat fitues për Tiranën

Bardhi: Alimehmeti do të ishte një kandidat fitues për Tiranën
Foto: shqiptarja.com

[Gazment Bardhi](https://shqiptarja.com/tag/7704) tha në Report Tv se Ilir Alimehmeti do të ishte një kandidat fitues i [PD](https://shqiptarja.com/tag/247)-së për Bashkinë e Tiranës. I pyetur edhe për Gjin Gjonin në Lezhë dhe Xhelal Mziun në Kamëz, Bardhi tha se ende nuk ka nisur procesi i përzgjedhjes së kandidatëve.

Alimehmeti për Tiranën

Ilir Alimehmeti kandidat për Tiranën?

Gazment Bardhi: Do të ishte kandidat fitues dhe i shkëlqyer për të drejtuar Bashkinë e Tiranës. Një personalitet jo thjesht i PD-së, por një personalitet publik i qytetit të Tiranës. Me dashurinë që ka për Tiranën, jam i bindur që do të ishte kandidat i shkëlqyer.

Kandidatët për Lezhën dhe Kamzën

Gjin Gjoni për Lezhën? Mziu për Kamzën?

Gazment Bardhi: Nuk e di. Do të ishin kandidatë të shkëlqyer. Nuk ka një proces. Secili prej kolegëve është i gatshëm të lërë mandatin për të fituar në emër të demokratëve bashkitë përkatëse.

Burimi: shqiptarja.com

Të fundit Të gjitha