Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku u paraqit këtë të martë në zyrat e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Belinda Balluku mbërriti në SPAK së bashku me avokatin e saj. Sipas informacioneve, Ballukut i është bërë me dije se hetimet nga ana e SPAK do të vazhdojnë deri në janar të vitit 2027.
Balluku përballet me akuzën për shkelje të barazisë në tendera në disa procedura prokurimi, duke përfshirë ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, disa lote të Unazës së Madhe të Tiranës si dhe tendera të tjerë (në të paktën 8 raste nën hetim), si dhe për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë: për shkelje dhe favore në tendera në këmbim të ryshfeteve (përfshirë periudhën kur drejtonte “Albcontrol”).
Gjithashtu, ajo akuzohet edhe për pastrim të produkteve të veprës penale (pastrim parash).
j.l./ dita
Burimi: gazetadita.al










