Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Politikë

Pedagogët protestojnë sot kundër dhunës ndaj të rinjve, marsh solidariteti me studentët në orën 10:00

Pedagogët protestojnë sot kundër dhunës ndaj të rinjve, marsh solidariteti me studentët në orën 10:00

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) i është bashkuar zërave që dënojnë dhunën policore ndaj studentëve protestues, duke bërë thirrje për një marshim solidariteti sot, më 20 tetor, në orën 10:00, përpara Universitetit Politeknik të Tiranës.

Në një njoftim publik, sindikata shpreh shqetësimin për situatën e krijuar gjatë protestave të studentëve, të cilat vazhdojnë prej gjashtë ditësh, dhe dënon atë që e quan dhunë policore.

SPUSH bën me dije se ka qenë në mbështetje të studentëve që nga fillimi i protestës, ndërsa thekson se po e ndjek me shqetësim të madh mënyrën se si po menaxhohet situata nga autoritetet.

Përmes thirrjes për marshimin e solidaritetit, sindikata synon të shprehë mbështetjen për studentët protestues dhe të kundërshtojë veprimet e policisë ndaj tyre.

Ndërkohë, një ditë më parë, 963 pedagogë, akademikë dhe përfaqësues të jetës publike firmosën një deklaratë me pesë pika, përmes së cilës kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie kujdestare, si dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore.

 

Burimi: gazetashqiptare.al

Të fundit Të gjitha