Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur planin për të ndaluar aksesin e fëmijëve nën moshën 16 vjeç në platformat e mediave sociale, duke e justifikuar këtë hap me domosdoshmërinë për të kufizuar rreziqet dhe dhunën në hapësirën online, të cilat sipas tij dëmtojnë qetësinë e familjeve.
“Është momenti të përgjigjemi se si do ta zbatojmë ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët deri në 16 vjeç dhe si do të përballojmë këtë grup të gjerë agresorësh që përmes platformave sociale kërcënojnë dhe ua prishin qetësinë familjeve“, deklaroi ai.
j.l./ dita
Burimi: gazetadita.al










