Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Politikë

Monopoli i fshehur pas kioskave të Tiranës

Monopoli i fshehur pas kioskave të Tiranës

Ola Xama

Këto janë mbetjet e jetës, të punës, të mundit dhe djersës, të ëndrrave dhe shpresave të një familjeje të thjeshtë. Prindër të zakonshëm, të cilët në mëngjes hapin derën për të siguruar të ardhurat deri në mbrëmje dhe për të shtruar tryezën me ndershmëri.” Kjo ishte shprehja me të cilën kryeministri Edi Rama u përpoq sot të prekte opinionin publik, në lidhje me aktet e dhunës që dogjën një ditë më parë disa kioska në kryeqytet.

Duke hequr çdo përgjegjësi nga vetja dhe duke ia atribuuar turmës, e cila sipas tij do të na marrë edhe ato pak që kemi, Edi Rama përsëri gënjeu. Ai përdori zjarrin e vendosur ndaj një biznesi për qëllime propagandistike.

Kioska që u dogj dhe për të cilën ai deklaroi se bashkë me të humbi mundi i jetës së një familjeje ndodhet në lulishten “3 Vëllezërit Frashëri” në kryeqytet. Logoja e kioskës mbante emrin “Kubo” dhe rezulton në pronësi të rrjetit “American Tabacco”.

Ky rrjet zotëron 101 kioska në kryeqytet, ka dhjetëra të punësuar dhe sipas raportimeve të vetë kompanisë u shërben mbi 5 mijë klientëve në ditë. Firma realizon afro 2 milion euro xhiro vjetore, ndërsa fitimi i viteve raportuese 2025 dhe 2024 është 1.7 milion euro.

Disa nga këto dyqane u jepen me qira individëve të caktuar, ku qiranë e përcakton biznesi “American Tabacco” dhe mallrat që duhet të tregtohen furnizohen nga ai. Për ta kuptuar skemën: në vend që familja që e punon të marrë vetë të drejtat në bashki, ajo i paguan qira atij që ka pasur lidhjet për të marrë këto të drejta.

Hapja e kioskave në Tiranë iu dha si e drejtë ekskluzive familjeve të pronarëve të televizionit Top Channel nga kryebashkiaku Erion Veliaj në vitin 2016. Procedura u krye pa garë dhe nuk pati asnjë sqarim se përse dhjetëra kioska duhet të operohen nga një person i vetëm dhe të mos ndiqen politika sociale për t’ia dhënë familjeve të papuna.

Nga kjo kuptohet qartë se kryeministri jo vetëm gënjen, por ai është pala më e interesuar që të shkatërrohen biznese, sidomos ajo kategori që ofron një histori të bukur për t’u propaganduar më pas në media.

Burimi: gazetashqiptare.al

Të fundit Të gjitha