Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Ambasadori rus në SHBA vdes në detyrë

Ambasadori rus në SHBA vdes në detyrë
Foto: shqiptarja.com

Ambasadori rus në SHBA, Alexander Darchiev, vdes në moshën 66 vjeçare

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, emëroi Darchievin, një diplomat veteran i njohur për qëndrimet e tij të ashpra ndaj Perëndimit, si ambasador në Uashington në mars të vitit 2025.

Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Alexander Darchiev, ka ndërruar jetë të mërkurën në moshën 66 vjeçare.

CNN shkruan se lajmin e bëri të ditur Ministria e Jashtme e Rusisë, ndërkohë që shkaku i vdekjes së tij nuk është konfirmuar ende publikisht.

Deklarata e Ministrisë së Jashtme

“Darchiev ndërroi jetë papritur”, tha Ministria në një deklaratë, duke e përshkruar atë si një “profesionist të jashtëzakonshëm”.

“Alexander Darchiev shërbeu në një nga fushat më të vështira të politikës së jashtme ruse”, thuhej më tej në deklaratën e Ministrisë së Jashtme.

“Ne i shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe më të përzemërta familjes dhe të dashurve të Alexander Darchiev”, vijonte deklarata.

Reuters shkruan se Putin emëroi Darchievin, një diplomat veteran i njohur për qëndrimet e tij të ashpra ndaj Perëndimit, si ambasador në Uashington në mars të vitit 2025.

Burimi: shqiptarja.com

Të fundit Të gjitha