Shqipëria do të ndikohet sot nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me qiell mesatarisht deri shumë të vranësuar dhe reshje shiu në disa zona të vendit.
Reshjet dhe shkarkesat elektrike
Sipas parashikimit meteorologjik, reshjet do të nisin që në orët e para të 24-orëshit, kryesisht me intensitet të ulët. Në zonën e veriperëndimit pritet që ato të jenë me intensitet deri mesatar, në formën e shtrëngatave, të shoqëruara edhe me shkarkesa elektrike.
Era dhe gjendja e detit
Era do të jetë një tjetër element që do të karakterizojë motin gjatë ditës. Ajo do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugut, me shpejtësi mesatare 10 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina mund të arrijë deri në 25 m/s.
Ndërkohë, në det pritet të ketë valëzim me forcë 4-6 ballë, ndaj kërkohet kujdes i shtuar në zonat bregdetare.
Burimi: www.balkanweb.com









