Trupa teatrale e shkollës 9-vjeçare “Andon Xoxa” në Fier është kthyer me tre vlerësime të rëndësishme nga Festivali Teatror Ndërkombëtar i Fëmijëve në Gjuhën Shqipe, i zhvilluar në Zagreb, Kroaci.
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, bëri të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale se nxënësit fierakë u vlerësuan për interpretimin e dramës “Gjaku i arbrit”. Mes çmimeve të tjera, ata fituan edhe dy çmimet e para: për aktoren më të mirë, Ema Mëngjezi, dhe për aktorin më të mirë, Edlin Dhefto.
Përgatitja dhe performanca në Zagreb
Trupa teatrore është drejtuar nga mësuesja Laureta Janollari. Nën udhëheqjen e saj, nxënësit prezantuan në skenën e Zagrebit gjuhën, historinë dhe kulturën shqiptare.
Reagimi i ministres
Në reagimin e saj, ministrja Kumbaro vlerësoi talentin dhe përkushtimin e nxënësve, mësueses dhe gjithë trupës teatrale. Ajo e cilësoi këtë sukses si një arsye tjetër për krenari.
Tre vlerësimet e marra në këtë festival ndërkombëtar përbëjnë një arritje të rëndësishme për shkollën “Andon Xoxa” dhe për promovimin e kulturës shqiptare përtej kufijve./atsh/KultPlus.com
Burimi: kultplus.com










