Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kulturë

Joaquín Rodrigo, kompozitori spanjoll i Concierto de Aranjuez

Joaquín Rodrigo, kompozitori spanjoll i Concierto de Aranjuez
Foto: kultplus.com

Joaquín Rodrigo ishte kompozitor spanjoll, i lindur më 22 nëntor 1901 në Sagunto të Valencias. Ai konsiderohet një nga kompozitorët më të rëndësishëm spanjollë të brezit të tij. Në moshën katërvjeçare, pas një sëmundjeje nga difteria, humbi pothuajse tërësisht shikimin, por kjo nuk e pengoi të vazhdonte rrugën e tij në muzikë.

Formimi dhe stili muzikor

Studimet për kompozim dhe harmoni i kreu në Valencia, ndërsa më vonë vazhdoi formimin muzikor në Paris, ku studioi edhe me kompozitorin Paul Dukas. Gjatë karrierës së tij, Rodrigo krijoi një stil që ndërthurte neoklasicizmin me elemente të folklorit spanjoll.

“Concierto de Aranjuez”

Vepra që e bëri të njohur në mbarë botën ishte “Concierto de Aranjuez”, e kompozuar në vitin 1939 për kitarë dhe orkestër dhe e interpretuar për herë të parë në vitin 1940. Pjesa e ngadaltë e kësaj vepre u bë një nga kompozimet më të njohura muzikore të shekullit XX.

Veprimtaria tjetër dhe vlerësimet

Përveç krijimtarisë muzikore, Rodrigo punoi edhe si profesor i historisë së muzikës, kritik muzikor dhe drejtues i sektorit të muzikës në radio. Ai mori disa çmime dhe vlerësime, ndër to edhe Çmimin Kombëtar të Muzikës në Spanjë. Në vitin 1991, mbreti Juan Carlos I i dha titullin fisnik “Markez i Kopshteve të Aranjuezit”. Joaquín Rodrigo vdiq më 6 korrik 1999 në Madrid./KultPlus.com

Burimi: kultplus.com

Të fundit Të gjitha