Në rrugët e Tiranës po vërehen skena të jashtëzakonshme që ngjajnë me “luftë”.
Forcat e policisë po i ndjekin protestuesit nga pas, ndërsa përpara tyre është vendosur edhe një mjet autobot me ujë.
Zyrtarët e rendit po përdorin gjithashtu sasi të mëdha gazi lotsjellës për të shpërndarë turmën.
Gjatë ndjekjes, protestuesit kanë vënë flakën në kontejnerët e mbeturinave.
Burimi: gazetashqiptare.al










