Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka përjashtuar çdo formë marrëveshjeje apo dialogu politik me kryeministrin gjatë ditës së shtatë të protestës qytetare.
Në një deklaratë të qartë, Shehaj ka theksuar se nuk do të ketë as diskutime dhe as takime me Edi Ramën.
Ai theksoi se nuk ka as bisedime dhe as marrëveshje me të, sepse çdo gjë që ai mund të propozojë në këtë moment është thjesht një mashtrim për të fituar kohë.
Nga ana e Shehajt, zgjidhja e vetme për krizën është largimi i menjëhershëm i kryeministrit nga posti, dorëheqja e tij pa kushte dhe përballja pa asnjë imunitet me drejtësinë për të gjitha skandalet dhe dhunën e ushtruar ndaj qytetarëve.
“Asnjë negociatë, asnjë takim me Edi Ramën. Duhet të japë dorëheqjen! Nuk ka bisedime dhe asnjë marrëveshje me Edi Ramën. Çdo gjë që mund të ofrojë Edi Rama është mashtrim. Duhet të largohet dhe të përballet me drejtësinë”, u shpreh ai.
Burimi: gazetashqiptare.al










