Njëra prej protestuesve, në një intervistë për News24, deklaroi se në Shqipëri ka padrejtësi. Sipas saj, në vend vetëm lidhjet personale dhe paratë hapin dyert.
Protestuesja kishte një thirrje për qytetarët, duke theksuar se shqiptarët duhet të ngrihen për të mbrojtur të drejtat e tyre.
Protestuesja: Kam një mesazh për të gjithë shqiptarët: bashkohuni dhe mos u trembni nga policia.
Vajzat kanë treguar më shumë guxim sesa djemtë. Mos qëndroni vetëm në lokale, por dilni këtu që të jemi të gjithë së bashku. Unë protestoj për çdo gjë, sepse asgjë nuk funksionon si duhet.
Këtu ka korrupsion dhe problemi kryesor është punësimi. Një punë si kamerier merret vetëm me njohje. Këtu funksionojnë vetëm lidhjet dhe paratë.
Burimi: gazetashqiptare.al










