Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Kronikë

36 të lënduar gjatë përleshjeve mes policisë dhe protestuesve në protestën e së dielës

36 të lënduar gjatë përleshjeve mes policisë dhe protestuesve në protestën e së dielës

Sipas të dhënave që Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale publikoi të hënën, përplasjet e dhunshme që ndodhën të dielën, më 18 tetor, në Tiranë mes protestuesve dhe forcave të policisë shkaktuan të paktën 36 persona të lënduar.

Nga totali i të lënduarve, 31 persona kërkuan ndihmë mjekësore në Spitalin Universitar të Traumës, ndërsa pesë të tjerë u paraqitën në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, QSUT.

Ministria njoftoi se në Spitalin e Traumës ndihmë morën 21 punonjës policie, pesë protestues, katër kalimtarë dhe një përfaqësuese e medias, e cila u shtrua në spital.

Aktualisht, dy protestues vazhdojnë të qëndrojnë në Spitalin e Traumës për ekzaminime dhe konsulta mjekësore.

Në QSUT u paraqitën pesë persona të tjerë të lënduar, përfshirë dy punonjës policie dhe tre protestues.

Ministria shtoi gjithashtu se që nga fillimi i protestave më 13 tetor, 14 persona vazhdojnë të marrin trajtim spitalor. Mes tyre janë pesë punonjës policie, katër protestues, katër kalimtarë dhe një përfaqësuese e medias. Autoritetet shëndetësore raportojnë se gjendja e tyre është e mirë.

Burimi: www.reporter.al

Të fundit Të gjitha