Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Kronikë

Ariu shfaqet në parkimin e shkollës Faik Konica në Debresh, bëhet thirrje për kujdes

Ariu shfaqet në parkimin e shkollës Faik Konica në Debresh, bëhet thirrje për kujdes

Prania e një ariu është konfirmuar në parkingun e shkollës “Faik Konica” në fshatin Debresh.

Lëvizjet e tij janë regjistruar nga kamerat e sigurisë të instaluara në ambientet e shkollës.

Shoqata e fshatit Debresh ka bërë thirrje për kujdes të shtuar nga banorët, veçanërisht nga prindërit dhe fëmijët që shkojnë në shkollë në orët e mëngjesit.

Gjithashtu, qytetarët kërkohen të jenë të vëmendshëm kur lëvizin në zonat ku janë vërejtur arinj./Telegrafi/

Burimi: www.albeu.com

Të fundit Të gjitha