Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Kronikë

Studentët e Korçës të ndarë mes bojkotit dhe vijimit të mësimit, pa vendim për protestën

Studentët e Korçës të ndarë mes bojkotit dhe vijimit të mësimit, pa vendim për protestën

Të martën, studentët e Universitetit të Korçës u mblodhën në një takim për të shqyrtuar mundësinë e pjesëmarrjes ose jo në protestat që kanë nisur prej pesë ditësh në qytet, të cilat përfshijnë kryesisht nxënës të gjimnazeve, por edhe qytetarë të tjerë.

Pas rreth një ore e gjysmë diskutime, mendimet e studentëve rezultuan të ndryshme dhe nuk u arrit një vendim konkret.

Burime të siguruara pranë Këshillit Studentor bënë me dije se disa studentë kërkuan bojkot të mësimit, të tjerë propozuan përfshirjen në protesta pas përfundimit të procesit mësimor, ndërsa pati edhe studentë që kundërshtuan bojkotin dhe pjesëmarrjen në protestë.

Studentët dhe anëtarët e Këshillit Studentor nuk pranuan të japin deklarata për gazetarët. Të njëjtat burime shtuan se Këshilli Studentor do të kontaktojë edhe studentë të tjerë që nuk ishin të pranishëm, për të marrë më pas një vendim përfundimtar.

Burimi: euronews.al

Të fundit Të gjitha