TIRANË, 20 tetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka urdhëruar vendosjen e disa karrigeve përpara ndërtesës së Kryeministrisë, të cilat mbajnë mbishkrimin “Dialog”, me qëllim që të përçojë një mesazh të qartë për gatishmërinë e tij për të komunikuar dhe për të dëgjuar këdo.
Rama theksoi se “kushdo që dëshiron dialog, në çfarëdo vendi, në çfarëdo kohe, madje edhe këtu nëse dëshiron, unë bashkë me qeverinë jam në dispozicion”.
Kreu i qeverisë deklaroi gjithashtu se nuk do të pranojë të ulet në të njëjtën tryezë me individët që janë të përfshirë në akte dhune.
“Të vetmit që nuk janë të mirëpritur janë ata që ushtrojnë dhunë dhe ata që nuk marrin distancë nga dhuna”, u shpreh Rama.
/m.q/j.p/
Burimi: ata.gov.al














